Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka konfirmuar se mbrojtësi 21-vjeçar argjentinas, Romero, do t’i bashkohet Juventusit, duke nisur nga vera e ardhshme.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, numri 1 i kuqebluve tha se negociatat me bardhezinjtë kanë nisur prej kohësh dhe se janë në një fazë shumë të avancuar momentalisht.

“E dinit të gjithë që ishim në negociata me bardhezinjtë dhe mund t’u konfirmoj se Romero do të jetë i Juventusit. Shitja e tij dhe Piatek rregullojnë bilancet ekonomike të shoqërisë tonë”, tha Preziosi.

Mbrojtësi Romero po shkëlqen këtë sezon me Genoan dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve në Itali dhe jashtë, ku përveç Juventusit, interesa shfaqën edhe Interi, Milani, Roma.