Ylli kosovar

Zbulohet shuma që RB Leipzigu paguan për Rashicën

Kalimi i Milot Rashicës nga Werder Bremeni te RB Leipzigu pritet të ndodhë. Por ende nuk ka marrëveshje lidhur me shumën e dëmshpërblimit.

Sipas Bild, 23-vjeçari ka dy klauzola për lirim në kontratën me Werderin, që është e vlefshme deri në vitin 2022.

Në rast se Werderi mbetet në Bundesligë, atëherë RB Leipzigu mund të transferojë atë për 38 milionë euro. Ndërkohë me rënien e Werderit, dëmshpërblimi do të jetë 15 milionë euro.

Por afati i fundit për vlefshmërinë e klauzolave mund të paraqes problem. Sipas Bild ato janë të vlefshme vetëm deri më 15 qershor, por edicioni në Gjermani nuk do të përfundoj deri atëherë.

Pritet të gjendet një kompromis. RB Leipzigu është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për Rashicën. Ndërkohë do të ketë bonuse tjera për Werderin, nëse pajtohet të shes Rashicën për këtë shumë, raporton Koha.net.

Pos RB Leipzigut janë edhe disa skuadra tjera të mëdha të interesuara për reprezentuesin e Kosovës. Por te Werderi kanë thënë të shtunën se nuk kanë pranuar asnjë ofertë konkrete.