Zbulohet plagjiatura e Ministres shqiptare… e ka vjedhur në Afrikën e Jugut!

Një tjetër plagjiaturë e shëmtuar, e tipit copy- paste është zbuluar këtë të hënë dhe kësaj here është e një Ministre të qeverisë Rama.

Fjala është për Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila nuk është mjaftuar me vjedhjen e doktoraturës, por e ka marrë atë “copy paste” nga një doktorante e vitit 2008, në Afrikën e Jugut.

Fotot e plagjiaturës janë bërë publike nga Lëvizja për Universitetin dhe tregojnë fare mirë sesi punimi i doktoraturës së Ogerta Manastirliut është vjedhur dhe modifikuar në vetëm detaje të vogla. Ministrja madje as fotot e punimit nuk i ka ndërruar, por është mjaftuar t’i shqiptojë.