Zbulohet McLareni i parë që ofron edhe shpejtësi e edhe komoditet për vozitje për distanca të largëta
Ky është McLaren GT, një veturë e cila sipas kësaj kompanie ofron komoditetin e njëjtë sikurse Bentley Continental GT e Aston martin DB11, por është më i lehtë e më i shpejtë.
GT është modeli i parë i McLarenit që kualifikohet si “Grand Tourer” (veturë e dizajnuar për shpejtësi të larta për vozitje në distanca të largëta). Ashtu siç sugjeron edhe emri, kjo veturë është më praktikja që ka prodhuar McLaren ndonjëherë.
E komoditeti i veturës nuk ka ndikuar në performancen e tij.
McLaren GT ka motorin 4.0 litërsh V8 twin-turbocharged i cili bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.2 sekonda e atë maksimale 327km\h.
McLaren GT peshon vetëm 1,530 kilogram e ka 612 kuajfuqi.
GT tashmë mund të porositet me një çmim fillestar prej 187 mijë euro.