Zbulohet lokali i basteve në Elbasan, pranga 53-vjeçarit

Policia e Elbasanit ka ushtruar kontrolle në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Në këtë kontroll është evidentuar një lokal ku ende luheshin baste.Për këtë shkak është proceduar penalisht pronari i subjektit L.Sh., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një monitor dhe një njësi.