Zbulohet letra që Sekretari Amerikan i Shtetit i dërgoi Vuçiqit dhe mesazhi i qartë për njohjen e Kosovës

Sekretari  Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ditë më parë i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmbajtja e së cilës është zbuluar sot në mediat serbe.

Se mori një letër të pazakontë nga Blinken, e zbuloi edhe Vuçiq një ditë më parë, duke thënë se thënë se mesazhi që mori nga Blinken ishte i mirë, duke përjashtuar këtu kërkesën për njohjen  reciproke me Kosovën.

Në letrën e tij, Blinken përsëriti pikëpamjet e njohura të Uashingtonit  dhe vizionin për një Serbi të qëndrueshme, të prosperuar dhe demokratike në rrugën e anëtarësimit në BE,  derisa përmendi edhe çështjen e Kosovës duke theksuar se se qëllimi i SHBA-ve është të shohin një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës që do të rezultojë me njohje reciproke.

“Kjo do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmërinë e të gjitha palëve për kompromis. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të çojë përpara  në të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, citohet ndër të tjera të ketë thënë Blinken në letër.