Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq tha se një i dyshuar është arrestuar në Bijelinë për transportimin e të dyshuarit për vrasjen e policit në Loznicë.

“Në Bijelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, është arrestuar Z.R. (1985), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Si bashkëpunëtore u arrestua edhe bashkëshortja e tij I.R. në Mlladenovci”, tha Daçiq.

Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu i Smerkovnicës më 6 korrik, po dyshohet se ka vrarë sot në orët e para të mëngjesit një polic serb dhe një tjetër e ka plagosur. /Ballkani.info/