Man City

Zbulohet fanella e re e Man Cityt, tifozët mbesin të hutuar

Fanella e re e kampionit aktual të Evropës, Manchester City, ka dalë të martën mbrëma në publik dhe pamja e saj ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët.

Bëhet fjalë për fanellën e qytetarëve si mysafirë, e cila është me ngjyra të pazakonta për klubin nga Etihad.

Kjo fanellë e “Qytetarëve” shumëkujt i ka kujtuar gjigantin turk, Fenerbahcen, e cila reprezentohet me këto ngjyra.

Fanella ka vija që shkojnë përgjatë saj, dhe ngjyrat janë blu e errët dhe e verdhë, ndaj ka një arsye të qartë pse lidhet me gjigantin e Stambollit.

Marka që qëndron pas fanellës së re është Puma, me të cilën City bashkëpunon që nga viti 2019 dhe prodhuesi gjerman i pajisjeve i ka paguar 80 milionë euro klubit të Mançesterit në bazë të kontratës së sponsorizimit për sezonin e kaluar.