Zbulohet data, ja kur do të martohen Blero dhe Afrona

Edhe një dasmë e madhe na pret në muajin shtator.

Këngëtari Blero dhe modelja Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 21 shtator.

Dyshja janë në organizim e sipër të dasmës së tyre, e cila do të mbahet në një nga resortet më luksoze të Shëngjinit.

Në dasmë do të jenë shumë të ftuar VIP nga fusha të ndryshe si: sporti, arti e politika.

Ndërkohë, për celebrimin e çiftit do të kujdeset një emër mjaft i njohur.

Telegrafi nga burime të sigurta mëson se bëhet fjalë për nënkryetarin e Prishtinës, Selim Pacolli, i cili do të jetë atje për të kurorëzuar dashurinë mes çiftit.

Pacolli është një emër mjaft i njohur në politikën kosovare, teksa në dasmën e Bleros dhe Afronës do të jetë i ftuar me këtë mision të veçantë.

loading…