Zbulohet ‘dallaverja’ se si serbët kurdisen votat për Hoxhiqin dhe Demirin

Në zgjedhjet e 14 shkurtit pati ndryshime të shumta, duke filluar nga numri i lartë i votuesve e deri tek përqindja e arritur nga partitë politike.

Derisa ky proces është vlerësuar demokratik, nga partitë jo shumicë kanë filluar ankesat për komunat me shumicë serbe se kanë kurdisur disa vota, që të rritet ndikimi i Lista Serbe në Kuvend.

Nëse shikojmë rezultatet aktuale në uebin zyrtar të KQZ-së, vërehet qartë se LS-ja, në këto zgjedhje kanë marrë më shumë mandate se herëve tjera, por e çuditshmja është se në komunat me shumicë serbe janë votuar emra të përveçëm, kandidatë për deputetë boshnjakë.

Raporto.org, merr vesh nga burime shumë të sigurta, se plani i Lista Serbe dhe presidenti i Serbisë, kanë ndikuar në këto zgjedhje. Për të rritur numrin e deputetëve në këtë legjislaturë, kjo parti në lojë kanë future Ardiana Hoxhiq, kandidatë për deputete nga boshnjakët.

Në komunën e Kllokotit, njëra nga metodat për kurdisjen e votave ka qenë me lapsat kimik. Bozidar Dejanovic, që është kryetar i kësaj komune, ka bërë planin disa ditë më herët se 14 shkurti, që votat në këtë komunë të ndahen për Ardiana Hoxhiqin dhe Rasim Demirin.

Siç merr vesh Raporto, kryetari Dejanovic kishte planifikuar tek zyrtarët komunalë, që të njëjtit në shtëpitë e tyre tek ata që kanë drejtë vote të votojnë Ardiana Hoxhiqin dhe Rasim Demirin, varësisht se për cilin ishte dhënë lapsi kimik në qendrën e votimit.

Mirëpo, lapsat kimik nuk kanë qenë vetëm për këta dy kandidatë. Ashtu siç ka marr vesh portal, këtë komunë janë përdorur pesë ngjyra për pesë kandidatë që duhej votuar.

Disa fletëvotime janë plotësuar me ngjyrë të kuqe, me ngjyrë të verdhë, me ngjyrë të kaltër, me ngjyrë të zezë dhe me ngjyra të tjera.

Ky organizim është jokushtetues dhe me anë të kësaj është shkelur ligji. Raporto.org, ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, mirëpo deri më sot nuk ka marr asnjë përgjigje nëse, për këtë rast kanë filluar hetimet.

Ndërkohë, para disa ditëve në konferencë për media, Demokracia në Veprim, ka theksuar se në komunat me shumicë serbe janë votuar deputetë boshnjak.

Sipas DnV-së në Mitrovicë të Veriut e Graçanicë ndonëse nuk ka komunitet boshnjak,  atje kanë fituar numër të lartë votash partitë nga ky komunitet.