Zbulohet Corsa i ri 2020

Fotografi zyrtare të Vauxhall Corsa kanë rrjedhur online para debutimit të veturës, që pritet të ndodh në fillim të 2020-ës.

Supermini Corsa 2020 pritet të ofrohet edhe si version krejtësisht elektrik, e do të quhet Corsa-e.

Corsa është fotografuar edhe më parë por i kamufluar, ndërsa tani ka rrjedhur fotografi zyrtare, ku është zbuluar kompletë dizajni i tij, transmeton koha.net.

Vauxhall pohon se supermini i ri do të jetë si balancë në mesë të sportivitetit e komoditetit, fal peshës së reduktuar të tij e motorëve të ri nga alumini, që e bëjnë këtë veturë të peshoj vetëm 980kg.

Vargu i motorëve të Corsas do të jenë të gjeneratës së re të cilët janë ende bë zhvillim, si BlueHDi me naftë, 1.6 litërsh dhe 1.5 litërsh, që prodhojnë nga 75 kuajfuqi e deri 120 kuajfuqi.

Edhe motorët me benzinë PureTech do të rifreskohen, me një motor të ri 1.2 litërsh turbo me tre cilindra që ofron performancë e efikasitet të përmirësuar, ndërsa edhe një version më i fuqishëm, 1.6 litërsh turbo është duke u zhvilluar e pritet që të ofrohet.