Zbulohet atentati që po përgatitej ndaj George W. Bush, FBI publikon detajet

Një burrë nga Iraku, i akuzuar për lidhje me ISIS, që jeton në Shtetet ne Bashkuara ka planifikuar dikur që të vriste ish-presidentin amerikan President George W. Bush.

Sipas Forbes, Shehab Ahmed udhëtoi në Dallas në nëntor për të filmuar rezidencën e ish-presidentit. Qëllimi i tij ishte gjithashtu të rekrutonte një grup bashkatdhetarësh.

Informacionet i referohen një aplikimi për një urdhër hetimi të FBI-së të paraqitur më 23 mars dhe të pavulosur, këtë javë në Ohio. FBI gjurmoi grupin përmes punës së dy informatorëve konfidencialë dhe monitorimit të llogarisë së dyshuar të partnerit WhatsApp.

Ahmedi, sipas urdhër-arrestit, donte të vriste George W. Bushin sepse e bënte fajtor për vrasjen e shumë irakianëve dhe shpërbërjen e vendit pas pushtimit ushtarak amerikan në 2003.