Mozzik ka paralajmëruar albumin e ri.
Data 14 shkurt do të mbahet mend përherë nga fansat e Mozzik, pasi që albumi tij “Lamboziki” do të lansohet këtë ditë.
Albumi i tij përbëhet nga 14 këngë ku tre prej tyre janë bashkëpunime, e njërin nga bashkëpunimet do ta sjellë me vëllain e tij Getinjon.
Dyshja veç se kanë nisur xhirimet e videoklipit të projektit muzikor por fatkeqësisht ato nuk u realizuan sipas planit.
Gjatë xhirimeve policia zvicerane ka ndërhyrë duke ua ndërprerë ato për një kontroll të makinave të tyre luksoze, madje për rastin u fol edhe në edicionin e lajmeve në televizionin zviceran.

Pas kësaj ka reaguar edhe reperi duke iu treguar fansave se i janë ndërprerë xhirimet.
“Policia ndërpreu xhirimet e djeshme të videoklipit të reperit Mozzik në Cyrih”, thuhet në një postim të reperit nga Ferizaj.

Ndërsa, në një tjetër postim Mozzik ka postuar edhe raportimin në një prej televizioneve atje.
“Lajmet e Zvicrës veç ia nisen me fol për Lamboziki”, ka shkruar Mozzik.








