Vlorë

Zbulohet arsenal i madh armësh në Vlorë, një i arrestuar

Një sasi e madhe armësh dhe municionesh është sekuestruar ditën e sotme nga policia në Babicë të Vlorës.

Mësohet se uniformat blu kanë zbuluar një bazë ku fshiheshin municione dhe armatime moderne si fishekë të kalibrave të ndryshëm, snajper, pushkë, pistoleta por edhe pajisje logjistike si dylbi dhe mhete të tjera të sofistikuara.

Armatimet dyshohet se i përkasin një grupi kriminal, pasi janë gjetur gjithashtu mina për shpërthim në distancë, targa të ndryshme makinash si dhe veshje dhe maska për kamuflim.

Në pranga është vënë deri tani një person, i identifikuar si shtetasi Luçiano (Albano) Deraj. Policia, në një konferencë për media, bëri me dije se i arrestuari, ruante bazën e armatimeve dhe dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.
Disa prej armatimeve dyshohet se janë përdorur në të paktën dy ngjarje të mëparshme kriminale.

Njoftimi i policisë:

Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative, për subjektin Luciano Deraj alias “Albano”, banues në Babicë të Madhe, Vlorë, në hetim nga ana jonë, për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale, disa kohë më parë, në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe të personave të tretë, anëtarë të një grupi kriminal në qytetin e Vlorës, të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale.
Në kuadër të ketij operacioni, i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në rrethinat e Vlorës dhe qytet, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur dhe sekuestrimi i një sasie të madhe armatimi, si më poshtë:

  1. Një armë zjarri snajper e kalibrit 7.62 mm, e montuar në gjendje luftarake, me silenciator (zhurmëmbytës);
  2. Pjesë përbërëse të armëve luftarake, për formimin e 2 armëve të tjera zjarri pushkë snajper;
  3. Një armë zjarri pistoletë, e markës “Zastava” kalibri 10 mm, dhe 2 krehra me fishekë të po këtij kalibri;
  4. Një armë pistoletë-stilolaps me ngjyrë bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6 mm;
  5. Një armë e futur në këllëf, e kalibrit 12 mm, prodhim Rus;
  6. Dy kuti plastike me material ndihmëse për mirëmbajtjen e armëve snajper;
  7. Minë e përshtatur me celular dhe eksploziv plastik, si dhe shtatë kallëpe me lëndë eksplozive plastik të kapaciteteve 200 dhe 400 gr;
  8. Katër silenciatorë me trup metalik me ngjyrë të zezë për armë të gjata;
  9. Një dylbi optike termike me ngjyrë ushtarake, me gjatësi 41 cm me shikueshmëri natën;
  10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi;
  11. Dy palë dylbi optike vëzhgimi;
  12. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit;
  13. Një kuti plastike me ngjyrë të zezë, brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë kalibri 9 mm.
  14. Një sasi e madhe fishekësh të kalibrit 7.65 mm dhe 45 krehra automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri;
  15. Nje sasi e madhe fishekësh kalibri 12 mm;
  16. Disa mijëra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, ndezësa granatash dore;
  17. Disa celëularë që do t’i nënshtrohen ekspertizës;
  18. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin, me karikuesin e saj në valë të DVP Vlorë;
  19. Një pajisje me antenë;
  20. Njësi qëndrore kompjuteri dhe DVR;
  21. Një numër i madh targash automjetesh dhe celësash të ndryshëm automjetesh;
  22. Disa maska me ngjyre të zeze dhe maska silikoni me formën e kokes se njeriut;
  23. Disa fenelina policie dhe veshje te ndryshme.

VIDEO BONUS: Në kompleksi Kodra e UÇK-së në Ngucat ndizen flakadanët për Epopenë e UÇK-së, merr pjesë Muharremaj