Zbulohen kushtet skandaloze të banesave sociale

Banorët që do u shembet banesa pasi kalon gjurma e projektit të unazës së re do të strehohen në banesat sociale në Shkozë.

Por nga një vëzhgim i Ora News shumë nga këto apartamente kanë lagështirë.

Asllan Hasaj jeton me bashkëshorten dhe fëmijët. Ata janë zhvendosur tre vjet më parë dhe paguajnë një qera prej 7 mijë lekësh dhe këtu nuk përfshihet kostoja e ujit apo e energjisë.

“Nuk më behet zemra të vij fare në shtëpi. Më duket sikur jetoj në çadër se fryn era kudo, tavani rrjedh.”-thote banori.

Nga dera në derë kushtet janë të njëjta.

Yllka thotë se lagështira që ka mbuluar muret e banesës ka përkeqësuar gjëndjen shëndetësore të bashkëshortit i cili dergjet në shtrat vitet e fundit.

Qeraja, thotë Yllka është e lartë krahasuar me të ardhurat.

Pronarët e përkohshëm të saj  nuk ngurojnë të shprehin me zë shqetësimet e tyre pasi thonë se presionet për t’i nxjerrë nga banesa janë të shpeshta.