Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në inaugurimin e memorialit të daljës së parë publike të UÇK-së.

“Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë. Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së. Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandantit tonë legjendar, Adem Jashari. Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim. Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre. Urime 28 Nëntorin, shqiptarë!🇦🇱”, ka shkruar Krasniqi.