Zyrtarë të zbulimit amerikan nuk do të zhvillojnë më seanca informimi për ligjvënësit lidhur me zgjedhjet e nëntorit, pasi sipas tyre, këto seanca kanë rezultuar në nxjerrje të “informatave sekrete” dhe të politizimit të informacionit.

Punonjës të Zyrës së Drejtorit për Zbulimin Kombëtar informuan ligjvënës dhe drejtues të komisioneve të Kongresit për ndryshim të praktikave të shtunën, duke thënë se informatat e grumbulluara nga zbulimi amerikan mbi kërcënimet ndaj zgjedhjeve të 3 nëntorit do të ofrohen në një formë tjetër, jo më përmes seancave.

Jemi të përkushtuar të përmbushim përgjegjësitë që përcakton statuti ynë dhe ta mbajmë Kongresin plotësisht të informuar,” tha për Zërin e Amerikës një zyrtar i Zyrës së Drejtorit për Zbulimin Kombëtar, duke kërkuar të shprehej në kushte anonimiteti.

“Në mënyrë që të parandalojmë nxjerrjen e informatave sekrete, do t’i bëjmë këto informime përmes raporteve me shkrim,” tha zyrtari, duke shtuar “jemi të shqetësuar ngaqë ka pasur nxjerrje të informatave sekrete pas seancave të iNformimit në të kaluarën”.