Zbardhen SMS-të, 53-vjeçari abuzoi vetë pastaj filloi t’ia “shiste” të miturën burrave të tjerë

Tmerri i përjetuar nga 12-vjeçarja e përdhunuar disa herë në Colonos të Greqisë i tejkalon edhe kufijtë e imagjinatës. Policia dhe prokuroria kanë pasqyruar gjithçka në dosjen hetimore duke zbuluar edhe mesazhet e marra nga burrat që donin të abuzonin me të.

Sipas mediave greke, pasi e përdhunoi vetë, 53-vjeçari Ilias Michos filloi ta “shiste” vajzën edhe te të tjerët duke iu shkruajtur burrave të ndryshëm përmes rrjeteve të saj sociale, raporton abcnews.al.

“A keni makinë? A do të besh seks në makinë dhe të më bësh një dhuratë?”. Ky ishte një ndër mesazhet që Michos iu dërgonte burrave të tjerë nga llogaritë në rrjete sociale të vajzës së mitur, e cila tashmë ishte kapur në kurth përmes presionit nga ana e tij.

Gjatë dëshmisë në gjykatë, ai i tronditi të gjithë duke thënë se vajza ishte dakord që të kryenin mërrëdhënie seksuale dhe se nëna e saj ishte në dijeni dhe i kishte kërkuar para.

“Më mungon, dua të bëj dashuri me ty”, është një tjetër mesazh i dërguar nga vetë abuzuesi ndaj vajzës në fjalë.

Michos është vetë prind, pork jo nuk e ka ndaluar që të abuzojë më një tjetër fëmijë ndoshta në moshën e fëmijëve të tij.