Zana Avdiu

Zana Avdiu: Edhe pas 24 shtatorit, Kosova e sanksionuar dhe i kërkohet themelimi i Asociacionit

Analistja Zana Avdiu ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar vizitën e pesë emisarëve të ShBA-së dhe BE-së në Kosovë.

Duke komentuar deklaratën e Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Avdiu ka shkruar se Kosova edhe pas 24 shtatorit është ende e sanksionuar.

“Edhe pas 24 shtatorit, Kosova eshte aty ku u kane, e sanksiomume edhe qe duhet sa ma shpejt ta themeloje asociacionin. Deklarata e Lajcakut, eshte shume e qarte. Pra, cka fituam me gjithe keto tensione?” – shkroi ajo.