Zaimina po i shijon ditët e karantinës

Zaimina Vasjari ani pse e mbyllur jo me qejf, po i shijon këto ditë.

Karantina ka bërë që të gjithë të qëndrojnë pranë më të dashurve të tyre, e kjo është e mira e gjithë kësaj katrahure të krijuar nga pandemia.

Meqenëse vitet e fundit jeta dinamike bën që të gjithë të jenë larg familjarëve, kjo periudhë i bashkoi të gjithë në shtëpi.

Këngëtarja Zaimina Vasajri ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shihet duke shijuar ditën me diell bashkë me vajzën Khloe.

Nënë e bijë dukeshin të lumtura pranë njëra-tjetrës, kurse mesazhi i Zaiminës ishte “Qëndroni në shtëpi”.

Ashtu sikurse kjo artiste, edhe kolegët e saj kanë ndarë disa fotografi gjatë qëndrimit në shtëpi me familje.