Zafir Berisha: VV është një sekt politik, i kuptova kur erdhën në pushtet

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka folur me tone të ashpra kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe mënyrës se si ky subjekt po qeverisë.

Berisha ka thënë në Kanal 10 se fillimisht ka besuar në idealin e VV-së, mirëpo sipas tij, me ardhjen në pushtet e ka kuptuar së ky subjek është “pa identitet”.

“Kur kemi qenë ne më të rinj kemi qenë idealista, kam mendu që edhe këta janë qashtu, dhe meqenëse ishte mundësia me i ndihmu, unë i kam ndihmu edhe privatisht. Ata kur kanë fillu me shku rrugëve, i shkrujshin do parulla, s’kishin pare për ngjyra, i qitshin do flamura në kala, vishin te unë n’kështjellë, i ndihmojshim kapak sipas mundësive tu mendu që e kanë mirë”, tha Berisha.

Mirëpo, sipas ish-deputetit, me ardhjen e VV-së në krye të qeverisë i është dëshmuar e kundërta.

“Kur kanë ardhë n’pushtet, do me thanë aty jam bind që këta janë një sekt politik, ose një grumbull njerëzish pa identitet partiak, aty çdo gjë ka, veç parti nuk ka, nuk kanë as idenë më të vogël se çka është shteti e çka është institucioni”, tha Zafir Berisha.