Zafir Berisha

Zafir Berisha: Vota për sektin e LVV është votē për “leshkuqa” qe kanë ardhur nga misionet e Beogradit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook ndaj partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosjes, transmeton ballkani.info

“Vota për sektin e LVV është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit në qeverin e Kosovës që mendojn se UÇK-së ka bërë krime në Kosovë dhe jo Serbia dhe që mbrojnë qëndrimin se Heroi Isa Boletini ka qenë mercenar.” ka shkruar ai.

Ai ka thënë se vendi që tani po përballet në prag të një procesi zgjedhor ndër më të rëndësishmit që nga pas lufta.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq ,Të respektuar nismëtar dhe bashkëpuntor, Shteti i Kosovës gjendet përballë sfidave të mëdha, ku si rezultatë i Covid-19 vendin tonë e kapluar kriza e madhe ekonomike e sociale, situat që e rëndon edhe më shumë paqëndrushmëria politike dhe institucionale, si dhe ofenziva politike dhe diplomatike e shtetit të Serbisë kundër shtetit tonë duke përdorur Gjykatën e Hagës për të minuar themelet e Kosovës dhe prespektivën e saj!Vendi ynë gjendet në pragë të një procesi të rëndësishëm demokratik (zgjedhjet), më të rendësishmin që nga paslufta e UÇK-së kundër okupimit gjenocidal të Serbisë.Të nderuar miq, nismëtar e bashkëpuntor,Koloriti politikë dhe partiakë, sot është më i ngarkuar se asnjëher më parë, prandaj kujdesi në veprim dhe besim duhet të jetë i madhë dhe shumë i kujdesshëm, sepse në skenë ka subjekte dhe sekte politike si Lista Serbska dhe LVV misioni i të cilëve nuk është shërbimi ndaj Kosovës por shërbimi ndaj patronëve të tyre qē kanë për qëllim shkatërrimin e shtetit tonë që është bërë me mundin dhe sakrificën e shumë gjenaratave.-Vota për sektin e LVV është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit në qeverin e Kosovës që mendojn se UÇK-së ka bërë krime në Kosovë dhe jo Serbia dhe që mbrojnë qëndrimin se Heroi Isa Boletini ka qenë mercenar.-Vota për sektin e LVV është votē për “leshkuqa” qe kanë ardhur nga misionet e Beogradit e në qeverin e Kosovës, votë për nipa e mesa të Lazaroviçve të Valevēs e pasardhës të “milicëve” tē Sebisë, që për pakë ditë pranuan ndihma nga Serbia dhe nga një shtetë që kishte bërë gjenocid në Kosovë të cilën e njihte bota demokratike, e paraqitin si shtetë humanitar!Kosova asnjëher nuk ka qenë në ketë udhëkryq të rrezikshëm, prandaj duhet një mobilizim jo vetëm për fushat elektorale por edhe për ta shpëtuar Kosovën nga rreziqet që po i vijnë Kosovës!