Zafir Berisha reagon pas arrestimit të tre personave që dyshohet se morën tender mbi 1 milion me dokumenta fiktive

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në Qeverinë Hoti, Zafir Berisha, ka reaguar pas arrestimit të 3 personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender mbi 1 milionë euro me dokumenta fiktive.

Pas kësaj ka reaguar Zafir Berisha, i cili ka kërkuar që të arrestohen hajnat e vërtetë dhe jo vetëm bashkëpunëtorët.

“Këto që sot po ndodhin lidhur me keqpërdorimet e milionave në Prizren nga hajdutët e qeveris së LVV, ta kujton një thënie të popullit për gjahtarin e cili nuk e ndjekë gjahun edhe pse e sheh, po i ndjekin gjurmët e gjahut”, ka thënë Berisha.

Tutje ai ka thënë se këta operatorë që janë arrestuar sot, është dashur që të arrestohen më herët.

“Këta operator që janë arrestuar sot, është deshtë me ju ndalë turri kur kanë kontraktuar me hajdutët e Mytës 995€ një ulëse parku, e jo kur buxhetit të Prizrenit i janë shkaktuar dëme me qindra e miliona €”, ka thënë tutje Berisha.

Prokuroria ka vendosur që tre të dyshuarit të shkojnë në paraburgim prej 48 orësh.

Arrestoni hajnat e vërtet, jo vetëm bashkëpuntorët! Këto që sot po ndodhin lidhur me keqpërdorimet e miljonave në…

Posted by Zafir Berisha on Friday, 16 April 2021