Zafir Berisha – Mytaher Haskukës: Po rrejsh, ke punësu familjare

Kandidatja për asambliste nga radhët e NISMA-s, Lirije Bytyqi, në Debat Përnime tha se Mytaher Haskuka e ka trefishuar korrupsionin e nepotizimin.

“Ne i kemi ndihmuar Mytës të fitojë për shkak se kemi dashur ta largojmë PDK-në. Ju kemi besuar fjalëve që do ta mytë korrupsionin por jo që e ka mytë, por e ka dyfishu e trefishu”

Bytyqi tha se Haskuka ka punësuar familjare.

Derisa kandidatja për asambliste Bytyqi ka qenë duke folur ka ndërhyrë kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, duke thënë që Haskuka ka punësuar vajzën e axhës në Drejtorinë e Ekonomisë në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndonëse nga Jeta Xharra i është kërkuar Berishës që të respektojë gratë kandidate ai ka vazhduar të flasë.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.