Zaev: Me Marrëveshjen e Prespës fitues janë qytetarët e të dy vendeve

Qytetarët e vendit tonë dhe të mikut tonë, Greqisë, mund të jenë krenarë sot – kjo është gjenerata që i dha fund një episodi të paqes së pasigurt në Ballkan, thotë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në fillim të deklaratës për agjencinë greke të lajmeve, ANA-MPA.

Ai thotë se të gjithë qytetarët janë fitues, madje edhe ata të cilët ishin kundër marrëevshjes, i falënderohet mikut të tij Aleksis Cipras për votimin në Parlament, potencoi se kanë zgjidhur kontest që dukej e pamundur të zgjidhet dhe porosit se tani, të dy popujt kanë konfirmuar edhe miqësi të thellë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Me pranimin dhe zbatimin e Marrëveshjes nga Prespa, fitues janë të gjithë qytetarët nga të dy vendet, por po ashtu edhe qytetarët nga tërë rajoni. Fitues janë, po ashtu edhe ata të cilët ishin kundër marrëveshjes, pasi edhe për ta po ashtu vjen kohë e re e prosperitetit, paqes dhe miqësisë, si dhe për qytetarët progresivë nga të dy vendet. Qytetarët e guximshëm zgjodhën t’i hedhin poshtë hijet e së kaluarës dhe botës t’i japin Ballkan të ri të mundësive dhe të stabilitetit politik, rajon të fqinjëve të afërt dhe miqësisë në zhvillimin ekonomik dhe model të integrimit”, thotë Zaevi për ANA-MPA.

Kryeministri i Maqedonisë “me krenari dhe falënderim” i uron mikut të tij, Alexis Tsipras për votimin në Parlamentin grek, ndërsa falënderimi i tij është edhe deri te të gjithë ata deputetë të guximshëm në të dy vendet, të cilët, “me votën e tyre i dhanë fund druarjeve, të cilat paraqiteshin si të pamposhtura”.

“Kemi zgjidhur kontest i cili paraqitej si e pamundur të zgjidhet. Unë dhe miku im, kryeministri Tsipras, vitin e kaluar verës arritëm deri te marrëveshja. Së bashku me ekipet tona, të udhëhequra nga ministrat e jashtëm, arritëm deri te momenti i zbulimit: secila palë duhet të japë diçka që të fitojë shumë, shumë më tepër. Prej tani kemi konfirmuar edhe miqësi të thellë. Duke filluar prej sot, shkojmë përpara me fuqi më të madhe që t’i bashkojmë qytetarët e dy vendeve”, porositi kryeministri maqedonas.

Zaevi në deklaratë ekskluzive për agjencinë greke te lajmeve potencoi se ardhmëria do të jetë rrugë e përbashkët “me qëllime miqësore dhe vlera të cilat dalin nga familja e jonë evropiane”.

“Të rrojë miqësia e jonë dhe bashkëpunimi i ynë strategjik”, tha Zaevi në fund të deklaratës së tij./MIA/