Zaev: Gruevski do të ekstradohet dhe do të vuajë dënimin e merituar

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur optimist se Nikolla Gruesvki herët a vonë do të kthehet në vend dhe do të vuaj dënimin e merituar.
Sipas tij, Hungaria si shtet i BE-së nuk do të lejoj që të shkelen marrëveshjet ndërkombëtare.

Zaev madje konfirmoi se ministri i brendshëm i Hungarisë ka kërkuar nga ministrit të brendshëm Oliver Spasovski të dhëna rreth Gruevskit, se për cilat vepra dhe për çka gjykohet, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë zyrtarisht ka konfirmuar mbrëmë se ish- kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në Hungari.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se kanë marrë informacion në rrugë zyrtare se Gruevski aktualisht gjendet në Hungari dhe se ka kërkuar azil politik në këtë shtet.