Zaev dhe Cipras do të nderohen me çmimin “Ewald von Kleist”

Kryministri i vendit Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Aleksis Cipras do të qëndrojnë deri të dielën në Konferencën për Siguri që do të mbahet në Munih të Gjermanisë.

Në konferencë vëmendje e veçantë do të merr arritja e Marrëveshjes historike ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, ku si panelistë kryesorë do të jenë Zoran Zaevi dhe Aleksis Cipras, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova.

Ky diskutim në Konferencën e Munihut për siguri tradicionalisht i është kushtuar fituesve të çmimit kryesor të konferencës “Ewald von Kleist”, ku këtë vit do të ndahet kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras ku nikoqir është kryeministri i Shtetit Federal të Bavarisë, Florian Herman.