Kryeministri

Zaev: Deputetë, ka ardhur koha!

Kryeministri Zoran Zaev sot në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk me mesazhin “Ka ardhur koha” i bën thirrje të gjithë deputetëve që të ndërmarrin detyrën e tyre historike lidhur me prioritetet strategjike të vendit – anëtarësimin në NATO dhe në BE.

“Të gjithë deputetët kanë detyrë historike para qytetarëve që të sigurojnë rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Kjo është rruga drejt NATO-s dhe BE-së e cila hapet me marrëveshjen maqedonase-greke”, shkruan në statusin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zaev.

Qeveria dje i parashtroi Kuvendit Propozimin për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë me orientim për ndryshimin dhe plotësimin e saj që është detyrim i Marrëveshjes së Prespës.