Zaev bën thirrje për marrëveshje për PSP-në, Mickoski dëshiron zgjedhje parlamentare

Pushteti dhe opozita ende nuk kanë arritur marrëveshje për Prokurorinë Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut, për regjistrimin e popullatës dhe Kodin Zgjedhor.

Derisa kryeministri Zoran Zaev tha se pret që së shpejti të organizohet takim me liderin e opozitës, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është me qëndrim se nuk ka ambient në shtet që të funksionojë dialogu politik mes opozitës dhe pushtetit.

Tani për tani nuk ka marrëveshje për takim liderësh me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, për temat: Prokuroria Speciale, regjistrimi i popullsisë dhe Kodi Zgjedhor, deklaroi të premten kryeministrin Zoran Zaev, duke theksuar se kabinetet e tyre janë në kontakt dhe pret që së shpejti të organizohet takim.

“Opozita ose participuesit tjerë nëse kanë edhe tema tjera unë kanë disponim që të bisedojmë, por këto janë tema serioze të cilat sa më shpejt duhet që të ulemi dhe të diskutojmë”, tha Zaev.

Në lidhje me Kodin Zgjedhor, kryeministri Zaev tha se qëndrimi i LSDM-së është se për ata si parti është e pranueshme që Maqedonia e Veriut të bëhet një njësi zgjedhore, me lista të hapura, gjithçka që do të thotë demokratizim, dhe ekspertizë profesionale në shtet.

“Jemi të gatshëm ta bëjmë hapin. Besojmë se edhe partitë tjera politike do të jenë të gatshme ta bëjmë një hap para drejt demokratizimit të proceseve zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Alsat M, tha se kjo që po ndodh në shtet duhet të mbarojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Apeloj që të ulen grupet e deputetëve dhe t’i organizojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët le të vendosin nëse këto politika të politikanëve do të mbështeten ose do të vijë ndonjë gjeneratë e re e politikanëve”, tha Mickoski.

I pyetur nëse janë të mundura protestat dhe nëse do të merren masa më radikale, Mickoski tha se gjithmonë protestat paqësore janë opsion për opozitën, pa dallim nëse ajo opozitë do të jetë VMRO-DPMNE ose partitë tjera.

Për atë nëse është e mundur që të arrihet marrëveshje për Ligjin për Prokurori Speciale, Mickoski tha se nuk ka ambient në shtet që të funksionojë dialogu politik mes pushtetit dhe opozitës.

“Në këto kushte, çfarë janë. Nën përndjekje politike dhe terror, akuza të konstruuara, aktgjykime të porositura që po bëhen kundër VMRO-DPMNE-së, ndaj funksionarëve aktual dhe të kaluar, thjeshtë nuk ka ambient. Nuk është vetëm ligji për PSP-në në tavolinë, tani në tavolinë duhet të gjendet edhe tematika për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, shtoi Mickoski.

Ndryshe, PSP-së i skandon mandati në shtator, ndërkaq bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë që nga uaji mars, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Mospajtimet mes pushtetit dhe opozitës kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.