Zaev: Agjenda reformuese u kthye në Kuvend
Agjenda reformuese u kthye në Kuvend. Duhet të përgëzojmë për përgjegjësinë e shumicës së deputetëve prej dy të tretave, e cila dje i solli ndryshimet e ligjeve për Prokurorinë Publike, për procedurë penale dhe për gjykatat, shkroi kryeministri Zoran Zaev në llogarinë e tij në Fejsbuk.
Me ndryshimet, siç thekson Zaevi, përforcohet kontrolli ndaj policisë, qytetarët mbrohen prej kufizimeve të paautorizuara të të drejtave, nuk ka më përgjim vullnetar.
Qytetarët janë më të sigurt, policia punon në korniza ligjore me kontroll të përforcuar. Jemi duke e çliruar ‘shtetin e robëruar’ prej veprimeve kriminele në të kaluarën”, thotë Zaevi.
Këto reforma, siç thekson kryeministri, dalin prej raporteve të grupit të Pribesë dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe janë kontribut themelor në procesin e skriningut të BE-së deri në hapjen e kapitujve në qershor të vitit 2019.
“Standarde evropiane për Maqedoni evropiane”, thekson Zaev në FB.