Ymeri: Opozita nuk ka opsione, le ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, ka kritikuar partitë opozitare që nuk po e votojnë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, ndonëse edhe Ymeri pajton se projektligji nuk është i plotë.

“Më intereson sjellja e opozitës në mes të kërkesës për zgjedhje ose mocionin e mosbesimit. Gjatë kësaj kohe ishin përgjegjëse edhe pozita edhe opozita. Nuk ka mospajtime thelbësore, psh për një ligj të caktuar. Por në fund ka kundërshti në votim. Nëse nuk ke dallim substancial vota kundër është e kotë, të paktën mund të abstenosh”, tha Ymeri.

Opozita nuk po di ta bëjë dallimin në ndëshkimin e qeverisë dhe të qytetarëve.

“Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike natyrisht ka mundur të qenë më i mirë , por si ligj, megjithatë e ndihmon situatën sado pak të jetë kjo ndihmë. Pasi s’ka opsion tjetër opozita, më mirë ta amandamentojë këtë ligj”, tha Ymeri në Interaktiv.