Ylli i Kosovës së shpejti në Bundesligë

Paraqitjet e mira me skuadrën kroate Lokomotiva Zagreb kanë bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas për të kërkuar shërbimet e tij.

Lirim Kastrati mund të ndryshoj skuadër në afatin e janarit.

Lojtari kosovar me shumë gjasë do të largohet nga skuadra kroate, pasi dëshiron të bëjë një hap edhe më të madh në karrierë.

Kastrati tashmë ka në tavolinë disa oferta nga klubet e Bundesligës, por që janari do të jetë vendimtar për të.

Lokomotiva e Zagrebit e di se nuk mund ta mbaj më shumë në skuadër, pasi interesimi i klubeve për talentin kosovar është shumë i madh.