ISH-dREJTORi

Yll Rugova: Më nuk jam drejtor i Shpend Ahmetit, ai deshi ta përçante VV-në

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë, Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit, të dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, Drejtori i Kulturës në Prishtinë Yll Rugova, i është bashkuar të dy bashkëpartiakëve të tij duke dhënë dorëheqje nga pozita si drejor.

Rugova në një prononcim për Ballkani.info, largimin e tij nga detyra e ka quajtur shkarkim e jo dorëheqje. Sipas tij, ky është shkarkim por vetëm se është në një formë tjetër.

Ai ka theksuar fjalët e Ahmetit kur ka thënë se i mbetet Rugovës të vendos nëse do të qëndroj a po jo me arsyetimin se ai ai kishte qenë me marrëveshje personale aty, ku ky fundit këto fjalë i ka quajtur vetëm lojë sepse sipas tij kanë dashur të nxitë përçarje në grupin tyre.

“Më nuk jam drejtor i Kulturës në komunën e Prishtinës, kur ka ndodhur shkarkimi prej kryetarit Ahmeti përmes televizionit për drejtorët, ku janë shkarkuar drejtorët e VV-jës. Meqenëse jam pjesë e VV-jes natyrisht që um përfshin edhe mua. Tash kjo loja që “ka qenë jo Ylli nuk është pjesë” se unë kam bërë marrëveshje të drejtpërdrejt ato janë vetëm lojë të fjalëve e cila është bërë me qëllime të caktume për me nxitë përçarje në grupin tonë sadopak, por kjo nuk ndikon diçka se në fund të fundit jemi shkarkuar të tretë në njëfarë forme. Nuk është kjo dorëheqje kjo është shkarkim, vetëm është formë tjetër e shkarkimit, ku më kanë qitur para aktit të kryer”, ka thënë Rugova për Ballkani.info.

Ai po ashtu ka veçuar se do të mundohet edhe nga jashtë të punoj për projektet që i kanë mbetur në gjysmë.

Unë do të bëjë përpjekje nga jashtë që ato projekte që kanë mbetur në gjysmë të përfundohen, ku shumica prej tyre janë veç në binar, ku ne kemi edhe brenda aty asambelistë ku do mundoem me “mish e shpirt me u përfundu”, ka theksuar Rugova. /Ballkani.info/