Yll Rugova edhe formalisht jep dorëheqje nga pozita në Komunën e Prishtinës
Tashmë, ish-drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova edhe formalisht ka dhën dorëheqje.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje kishte filluar me pakënaqësi gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit pas ndarjes në Lëvizjen Vetëvendosje që rezultoi me kalimin e 12 deputetëve dhe 2 kryetarëve komunash në Partinë SocialDemokrate(PSD).
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar drejtorët që ishin anëtarë të LVV-së përpos drejtorit të Drejtorisë së Kulturës, Yll Rugova, shkruan Ballkani.info
Ky i fundit ishte distancuar më parë nga qeverisja lokale e Ahmetit, por tani dhe formalisht ka ofruar dorëheqje nga pozita e tij në Komunën e Prishtinës.
Postimi i plotë
Sqarim për opinionin
Këto ditë edhe formalisht kam dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të kulturës, për arsyet që i kam bërë publike tashmë.
Më duhet të them edhe njëhere se dorëheqja ime nuk është asessi heqje dorë nga projektet e rëndësishme kulturore, e shoqërore që janë nisur, e as nga projektet e rëndësishme progamore që janë proklamuar bashkarisht, por është heqje dorë nga qeverisja e zbehtë e Prishtinës që e ka shkëputur tash edhe bashkëpunimin me Vetëvendosjen.
Do të fokusohem në rolin tim brenda Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbrojtur vizionin qeverisës për Prishtinën dhe për ta bërë gati programin e ri për të ardhmen.
#prishtina
(Kohët e fundit më është dashur të jap shumë sqarime në lidhje me dorëheqjen andaj e pashë të udhës ta bëj publik këtë njoftim.)