Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është gjuajtur me vezë nga persona tash për tash të panjohur.
Paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti se së shpejti do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, kanë filluar të kundërshtohen edhe me kundërshtime fizike.
Një veprim i tillë ka ndodhur ndaj zv.kryeministrit Avdullah Hoti.
Hoti përderisa ishte duke ecur afër objektit të Qeverisë, është sulmuar me vezë, shkruan Ballkani.info.
E ky akt është mirëpritur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se kushdo që e ka bërë, ka bërë shumë mirë dhe kjo duhet kuptuar që nuk do e lejojmë Serbinë dhe Rusinë në Kosovë.
E një anëtar i AAK-së, Yll Bogaj, i ka bërë një ftesë publike personit që e ka gjuajtur me vezë Hotin. Bogaj është asambleist i AAK-së në Komunën e Prishtinës.
“Ftesë – E ftoj personin që e ka gjujtë Avdullah Hotin me vezë, të më lajmërohet. Ai vetë i 5-ti është mysafir i imi për drekë, ku t’ua do zemra. Kosova e para #duajetënden!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







