Xiaomi ka ndërtuar një karikues që dërgon baterinë në 100% në kohë rekord

Në 2019-ën Xiaomi zbuloi një karikues 100-vat i cili ishte më i shpejti në botë dhe mesa duket kompania nuk është ndaluar aty dhe zhvilluar një tjetër prej 120-vat.

Një video e publikuar në YouTube tregon një karikues Xiaomi 120-vat i cili është gati 7 herë më i shpejtë sesa karikuesi 18-vat i iPhone dhe ndjeshëm më i shpejtë sesa Galaxy S20.

Me karikuesin 100-vat Xiaomi mund të karikonte një bateri me kapacitet 4,000 mAh nga 0 në 100% në vetëm 17 minuta dhe me 120-vat pritet që të reduktohet në 15 minuta.

Prandaj të vini telefonin në karikim dhe ta lini në harresë për 1 orë derisa të karikohet plotësisht mund ti përkasë së kaluarës.

Vlen të përmendet se Xiaomi nuk është i vetmi me një karikues të tillë. Në fillim të 2019-ës Vivo prezantoi një të tillë i cili karikonte baterinë 4,000 mAh plotësisht në vetëm 13 minuta.