Xhudistja Laura Fazliu rrëmben të artën në Dubrovnik, mposht serben në finale

Xhudistja Laura Fazliu ka shkëlqyer sot në Kupën Evropiane në Xhudo që po zhvillohet në Dubrovnik duke e rrëmbyer medaljen e artë.

Nga katër meçe ajo arriti të fitojë tre prej tyre, duke mbledhur 30 pikë, më së shumti nga pesë garueset në kategorinë 63 kilogramë, transmeton KOHA.

Në ndeshjen e parë ajo e mposhti xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan.

Ndeshjen e tretë ajo e fitoi ndaj sllovenes, Lia Ludvik. Kurse e humbi meçin e fundit ndaj serbes, Tea Tintor.

Në Dubrovnik janë duke garuar edhe xhudisti japonez Shigeki Nakamura, që përfaqëson Kosovën, si dhe Flaka Loxha, që të dy tashmë janë kualifikuar në finale.