Xhensila Myrtezaj

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila Myrtezaj është një emër shumë i komentuar në mediet e shtypit rozë.

Së fundmi, këngëtarja nisi pushimet në Turqi, bashkë me fëmijë e saj Ajkën dhe Amenin.

Artistja e hitit “Lamtumirë”, ka ndarë imazhe të shumta ku po kalon kohë të bukura nga pushimet në bregdet.

Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram

Megjithatë, ajo që është vërejtur në këto imazhe është se në portretin familjar mungon Bes Kallaku, pas spekulime të shumta që dyshja kanë ndarë rrugët.

Ajo dhe aktori i njohur prej kohësh flitet që janë ndarë dhe se kanë filluar procesin e divorcit.

Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram

Xhensila e cila publikoi një këngë së fundmi, erdhi me një tekst tejet pikant që shumë spekuluan se mund t’ia ketë dedikuar atij. 

Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram

Xhensila MyrtezajKëngëtarja Xhensila Myrtezaj është e lindur më 9 prill të vitit 1993, në Tiranë. karrierën muzikore e filloi në spektaklin e talenteve “Ethet e së premtes”, kur ishte vetëm 14 vjeçe. Ka marrë pjesë disa herë në Top Fest. Në vitin 2011 ajo fiton çmimin “Kënga më e mirë POP/RNB” në Top fest 11 për këngën “Engjulli im”, në vitin 2012 rrëmben çmimin “Femra më e mirë” po prapë në Top fest, ndërsa në vitin 2014 shpërblehet me çmimin “Kënga më e mirë pop/rock”. Në vitin 2012, ajo u prezantua në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Me ty jam”, ku arrin të rrëmbejë çmimin Diskografik. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Engjulli im”, “High Love”, “Jeton tek unë”, “Me ty jam”, “Ring the alarm” etj. Në vitin 2017, ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me humoristin e njohur shqiptar, Besart Kallakun.