VIDEO

Xhensila Myrtezaj publikon këngën e re “Lotët”, mes thashethemeve për divorcin me Bes Kallakun

Në një kohë kur janë përhapur zërat për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka vendosur të përqendrohet në artin e saj duke lansuar këngën e re me titull “Lotët”.

Projekti i fundit muzikor i Xhensilës vjen si një frymëzim i veçantë, pasi ajo zbuloi se kënga është konceptuar dhe krijuar gjatë periudhës së saj të shtatzënisë me të birin, Amen.

Xhensila, e cila njihet për ndjenjën e thellë dhe performancat e pasionuara, ka ndarë me fansat e saj një dedikim të ndjerë për këngën e re.

“Është një projekt kaq me vlerë për mua sepse është krijuar kur brenda meje po rritej Amen. Përfundimisht nuk ka fuqi më të madhe njerëzore se ajo e gruas, e nënës dhe e femrës,” ka shkruar ajo.
Videoklipi i këngës “Lotët” e ka vënë në qendër të vëmendjes aftësinë e këngëtares për të përçuar emocione të fuqishme përmes muzikës dhe imazhit të saj.

Foto: Xhensila Myrtezaj/YouTube

Xhensila shfaqet në një formë të shkëlqyer fizike, ku veshja e saj e ngushtë thekson në mënyrë perfekte linjat e trupit të saj, duke dëshmuar se ajo jo vetëm që është një artiste e talentuar, por edhe një ikonë e stilit dhe elegancës.