Xhensila Myrtezaj bën dedikim romantik për Bes Kallakun në përvjetorin e pestë të martesës

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar.

Me rastin 5-vjetorit të martesës, ata i kanë dedikuar fjalë të bukura njëri-tjetrit.

Xhensila ka publikuar në Instagram disa foto, në të cilat shfaqen shumë të dashuruar.

“Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje!”, ka shkruar këngëtarja krahas imazheve të bukura.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka. Ata kanë shprehur dëshirën për t’u bërë sërish prindër.