Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova gjatë këtyre ditëve bëri një prej transferimeve më të mira në merkaton e verës.

Zhegrova firmosi me Juventusin nga Lille për rreth 20 milionë euro.

Politikani shqiptar, Erion Braçe e ka “goditur” lojtarin kosovar, duke ia dhënë një kritikë për veshjen e tij.

May be an image of 3 people and text

“Pupupupupu! Ngriji pantallonat o çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”, e ka komentuar Braçe vizitën e Zhegrovës te Zonja e Vjetër.

Kujtojmë që Zhegrova do të mungojë në ndeshjet e shtatorit me Kosovën, pikërisht për shkak të transferimit te Juventusi.