Xhelal Sveçla ‘tregon’ pse Kurti doli pro Thaçit e Veselit: Ish presidenti dhe kryetari i PDK janë kriminelë të paqes

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratës së kreut të partisë së tij, Albin Kurti i cili sot deklaroi se ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, që janë të akuzuarit e Gjykatës Speciale, shteti duhet të iu organizojë një mbrojte.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se Kurti gjithmonë ka deklaruar se Thaçi dhe të tjerët janë kriminelë të paqes e jo të luftës.

“Albini gjithmonë ka thënë se Thaçi & Co. janë kriminelë të paqes e jo të luftës. Edhe sot në konferencë për medie e përsëriti të njëjtën gjë me fjalë tjera duke thënë se disa prej tyre duhet të përgjigjen për vitet 2008 e 2018 por jo për 1998”, ka shkruar Sveçla.