Xhelal Sveçla e shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (DOKUMENT)

Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vendosur që të shkarkojë Ferki Fejzën nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas vendimit që ka siguruar Ballkani.info dhe të nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Fejza është shkarkuar për disa veprime të kundërligjshme duke përfshirë: Mosofrimin e shërbimeve nga Agjencia, lidhja e kontratës pa procedurë prokurimi, botimi i paligshëm i ftesës publike dhe sjellja jo e mirë ndaj vartësve.

Fejza fillimisht ishte pezulluar nga pozita e tij e më pas edhe është shkarkuar.

Vendimi i plotë: