Xhavit Haliti thotë se ka kandiduar, por nuk e dinë nëse është zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues

Dje është mbajtur konventa e nëntë e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë.

Në disa lista të publikuara të anëtarëve më të votuar për Këshill Drejtues të PDK-së, nuk ka figuruar emri i nënkryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitit.

Ballkani.info ka kontaktuar me Halitin për të konfirmuar nëse ai ka kandiduar për Këshill Drejtues dhe i njëjti e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Po unë kam kandiduar por ende nuk i kam parë listat, edhe nëse nuk jam votuar është normale pasi që është proces demokratik”, ka thënë Haliti.

Në anën tjetër, në disa nga listat e publikuara, Xhavit Haliti figuron se ka mbledhur 313 vota si anëtar i Këshillit Drejtues. /Ballkani.info