Xhavit Haliti

Xhavit Haliti nga NATO: Ne po festojmë, delegacioni serb doli duke u fjalosur mes vete

Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-së, thotë se delegacioni jonë atje, ka filluar festën pasi Kosovës iu avancua statusi.

Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Gjatë këtij votimi, një votë ishte kundër dhe gjithsej 14 abstenime. Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës, në një prononcim për FrontOnline, tha se gjithçka shkoi sipas planit dhe se delegacioni jonë atje, ka filluar festën.

”Ishte gjithçka e planifikuar sipas rendit të ditës, nuk ka pasur debat lidhur me këtë çështje, pra nuk është lejuar debati por vetëm votimi, në votim kemi kaluar, tash jemi duke festuar’’ shprehet Haliti

Ai thotë se delegacioni serb ku merrnin pjesë 11 anëtarë, kanë dalur duke u fjalosur mes vete.

‘’Delegacioni serb kanë dalur duke u fjalosur mes vete, delegacioni serb me të cilin iu ishte bashkuar edhe Rakiqi, ishin ardhur të përgatitur, kanë qenë 11 persona, si logjistikë me iu ndihmuar atyre’’, tha Haliti.