Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 14, Xhavit Haliti, ka zhvilluar një takim me qytetarë në rajonin e Podgurit, në Komunën e Istogut, në kuadër të aktiviteteve të tij elektorale.
Përmes një postimi, Haliti ka falënderuar banorët e kësaj ane për pritjen dhe mikpritjen që i kanë bërë gjatë vizitës së tij.
“Në rajonin e Podgurit, në Istogun e njerëzve të mirë, punëtorë e atdhetarë, u pritëm me zemër të hapur”, ka shkruar Haliti.
Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve po i jep motivim shtesë Partisë Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se partia që përfaqëson po ecën drejt një rezultati pozitiv.
“Bashkë me PDK-në, të vendosur drejt fitores më 7 qershor”, është shprehur kandidati i PDK-së.
Takimi në Podgur të Istogut është pjesë e aktiviteteve dhe takimeve që Haliti po zhvillon me qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës në kuadër të fushatës zgjedhore.







