Xhavit Haliti: Kosova po frymon gjallëri gjithandej, falë diasporës

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se Kosova këto ditë po frymon gjallëri gjithandej, falë diasporës.

Ai përmes një statusi thotë se si gjatë luftës ashtu edhe sot diaspora është vlerë e shtuar për Kosovën.

Postimi i tij:

Kosova këto ditë po frymon gjallëri gjithandej, falë diasporës.

Si dje gjatë luftës, ashtu edhe sot diaspora është vlerë e shtuar për Kosovën.Të kënaqet zemra kur i takon e bisedon me ta.
Kosova është me fat që e ka këtë diasporë!