Xhavit Haliti, i vetmi kandidat për deputet nga ish- anëtarët e SHP të UÇK-së

 Xhavit Haliti është kandidati i vetëm nga ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që garon për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

 Shkuarja e Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit në Hagë, ka bërë që lista e themeluesve të UÇK-së të jetë kaq e ngusht në këto zgjedhje.

Madje, Xhavit Haliti është ai që kishte propozuar emërtimin UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, propozim që ishte miratuar.

Haliti konsiderohet edhe si një nga figurat më kredibile të PDK-së.

Xhavit Haliti në të gjitha qytetet e Kosovës po gëzon përkrahje të madhe në garën për deputet.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Haliti mbanë numrin 7.