Xharra godet rëndë Metën për Gent Cakajn: Ai është ndryshe nga ata që i jargaviteshin serbëve

Presidenti i Shqipërisë, ditën e sotme nuk ka dekretuar kosovarin, Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm.

E mos dekretimi i Cakaj, ngjalli reagime të shumta.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu drejtua presidentit Meta se është turp mos dekretimi i Ministrit të Jashtëm dhe në të njejtën kohë i kërkoi ndjesë Kosovës për këtë veprim.

Ndërsa gazetarja e njohur, Arbana Xharra përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta duke e quajtur ‘hajdut’ dhe të ‘korruptuar’, raporton Ballkani.info.

‘Hajduti i filmum me para në dorë, duke u korruptu thotë ky apo ai i ri nuk është i denjë për këtë apo atë post’, ka shkruar ndër të tjerash Xharra. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

Hajduti i filmum me para në dorë, duke u korruptu thotë ky apo ai i ri nuk është i denjë për këtë apo atë post. Ilir Meta është bandit. Dhe kur thotë ky se filani s’bën ai duhet të jetë krenar se e ka thënë një hajn, një kriminel i zënë me peshk në dorë që shqiptarët kanë fatin ta kenë president. Si plotë tjerë. Shihi ti argumentet: mendime të ndyrshme nga qeveria shqiptare?! Pse nuk u deshka me pasë Genti mendime ndryshe nga ata të tjerët që jargaviteshin pas serbit duke thënë taksa s’bën, e u premtonin grekëve uje dete e male. Hipokrit me 1000 dallavere!