Xharra: Është duke u përgatitur një fushatë për ta njollosur vajzën që raportoi dhunimin në Drenas

Gazetarja e njohur, Jeta Xharra gjatë ditës së sotme, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka dëgjuar që po përgatitet një fushatë për ta njollosur vajzën e mitur nga Drenasi, e cila kishte raportuar hetuesin e Policisë së Kosovës në Drenas dhe arsimtarin që e kishte dhunuar.

Xharra ka thënë se mesazhet e vajzës janë duke rrjedhur qëllimisht nga Inspektorati i Policisë, përcjell Ballkani.info.

“Nese ju media i grahni kesaj fushate, dijeni qe mo kurkush s’ka me guxu me raprotu dhunimin por ka me duru me qene viktime e dhunes prej tutës qe kane me etiketu si kurve”, ka shkruar Xharra në fund të shkrimit. /Ballkani.info

Postimi i plotë në Facebook pa ndërhyrje:

Po ndegjoj qe eshte tu u pergatit nje fushate me njollos vajzen qe e ka raportu hetuesin e famshem ne policine e Drenasit dhe arsimtarin qe e ka dhunu. Krejt ata gazetar e media qe mendojne qe po bojne naj gazetari “hulumtuese” tu ra pre e mesazheve qe qellimisht osht tu i rrjedh Inspektorati i Policise (kishe tu e hetu policin e knej tu kqyr me rrjedh mesazhe prej telefonit te konfiskuar te asaj vajzes) mos mendoni qe s’keni pergjegjesi nese e traumatizoni nje viktime ashtu-kshtu te trishtuar!

Nese ju media i grahni kesaj fushate, dijeni qe mo kurkush s’ka me guxu me raprotu dhunimin por ka me duru me qene viktime e dhunes prej tutës qe kane me etiketu si kurve!